29 Mars 2024

Një tërmet me magnitudë 5.8 godet Indonezinë

Jakarta, 17 qershor - Mediat në Indonezi kanë njoftuar se një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë ka goditur pjesën lindore të Indonezisë.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë ka goditur zonën rreth 70 kilometra nga qyteti Amahai, në ishullin Seram.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 10.6 kilometrave.

Zyrtarët në Indonezi u bënë thirrje qytetarëve në brigjet Japutih dhe Apiahu që të jenë të gatshëm për rrezikun e mundshëm nga cunami.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)