25 Shtator 2021

Një tërmet i fortë regjistrohet në Turqi

Ankara, 4 gusht - Mediat në Turqi kanë njoftuar se sot në ujërat e qytezës Datça, në provincën turke Muğla në bregun e Detit Egje, është regjistruar një tërmet me fuqi prej katër ballë.

Drejtoria e Menaxhimit të Situatave Emergjente (AFAD) tha se tërmeti u regjistrua në ora 09:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 7.04 kilometrash.

Epiqendra ishte 48.17 kilometra nga Datça​​​​​​​.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)