19 Prill 2024

Një tërmet 7.3 ballë godet Indonezinë

Jakarta, 14 dhjetor - Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka ndodhur në lindje të Indonezisë.

Qendra për Kërkime Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti prej 7.3 ballësh u regjistrua në lindje të Indonezisë.

Gjithashtu thuhet se është bërë paralajmërim për cunami pas lëkundjes që ndodhi në një thellësi prej 18.5 kilometrash në orën 11:20 sipas kohës lokale në brigjet e rajonit Flores Island të vendit.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare Indoneziane të Fatkeqësive (BNPB), Abdul Muhari tha se tërmeti është ndjerë në mënyrë të fuqishme në rajon.

"Ende nuk ka informacione për viktima apo dëme, por ekipet e reagimit po përpiqen të mbledhin të dhëna", tha Muhari.

Në janar mbi 100 persona humbën jetën në një tërmet 6.2 ballë në rajonin Sulawesi të Indonezisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)