05 Korrik 2022

Një klan kokaine pas kërcënimeve ndaj Tadiç

Beograd, 15 prill - Sigurimi i disa shtetarëve të lartë serbë është ngritur në nivelin më të lartë të mundshëm, për shkak të frikës se narko-klani i kokainës, me në krye trafikantin serb, Darko Shariç, të kërkuar nga Interpoli dhe Europoli, synon të hakmerret dhe të likuidojë disa krerë të lartë të shtetit, të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë Informative të Sigurimit të Serbisë, deklaroi ditët e fundit sekretari shtetëror i Ministrisë serbe të Drejtësisë, Sllobodan Homen, të cilit i referohet e gjithë media e përditshme serbe.

 “Duhet të theksohet se kërcënime janë dërguar edhe në adresë të Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili, sipas pjesëtarëve të strukturave kriminale, është bartësi kryesor i luftës kundër kriminalitetit të organizuar”, i tha Homeni agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

Ai vuri në dukje se, në bazë të të dhënave operative që kanë në dispozicion shërbimet e specializuara të Serbisë, kanë ekzistuar disa plane për likuidimin e disa funksionarëve të lartë, që përfshinin filmimin nga ana e personave përkatës të shtëpive, ku jetojnë këta funksionarë, dhe ndjekjen e bashkëpunëtorëve e të miqve të tyre më të ngushtë, me synimin për të përcaktuar kalendarin e përditshëm dhe lëvizjet e tyre.

 “Në disa gazeta lokale rajonale janë botuar shkrime, tekstet e të cilëve përmbanin mesazhe të shifruara se cilët njerëz janë objekte kërcënimi. Sipas informacioneve që kanë shtënë në dorë shërbimet tona të specializuara, ka plane tanimë të përgatitura për likuidimin e disa personave, të përfshirë në hetimet kundër klanit të Shariçit, dhe të disa funksionarëve të lartë shtetërorë”, vuri në dukje Homen, duke saktësuar se, sipas planit kryesor, disa vrasës të paguar, me qëndrim në Beograd dhe me origjinë nga Mali i Zi, gjatë një aksioni të sinkronizuar dhe të koordinuar, do të vrisnin ata që konsiderohen si penguesit kryesorë të ekzistencës së rrjetit të narko-dilerëve në rajon.

“Për shkak të këtyre informacioneve, sigurimi i disa funksionarëve të lartë të veçantë është ngritur në nivelin më të lartë të mundshëm dhe tani ata ndodhen të mbuluar me sigurim të plotë”, theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Drejtësisë.

Sipas tij, sigurimi i funksionarëve të lartë serbë u kërcënua në mënyrë suplementare mbas zbulimit të narko-klanit të kokainës, të kryesuar nga Darko Shariç, kundër të cilit është lëshuar një mandat arresti, pasi ka dyshime të bazuara se ai qëndron mbas dërgesës prej më shumë se 1 ton kokaine që ishte dërguar me anije nga Amerika Latine për në Europë dhe që u zbulua e u konfiskua, si rezultat i operacionit të përbashkët “Luftëtari ballkanik”, të organizuar muajt e fundit të vitit të kaluar nga shërbimet përkatëse amerikane dhe serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)