29 Mars 2024

Nice dhe McShane reagojn kundër raportit të ri mbi Kosovën

Londër, 17 qershor -Publikimi i raportit të ri mbi Kosovën nga prestigjiozja angleze, “Sunday Times”, ku u përsëriten akuzat kundër kryeministrit Hashim Thaçi, ka nxitur reagime ndërkombëtare.
 
Publikimi i raportit të ri mbi Kosovën nga prestigjiozja angleze, “Sunday Times”, ku u përsëriten akuzat kundër kryeministrit Hashim Thaçi, ka nxitur reagimin e parë ndërkombëtar, atë të ish-ministrit britanik për Ballkanin gjatë viteve 2001-2005, Denis MacShane, dhe ish-prokurorit në Tribunalin e Hagës gjatë gjykimit të Slobodan Milosheviqit, Geoffrey Nice.

Në një letër dërguar redaksisë së “Sunday Times thuhet se lexohet me interesim raporti rreth Kosovës i cili përsërit akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës, gjë për të cilën ata mendojnë se është propagandë serbe.

Më tej, në letër theksohet se gjatë kësaj jave, Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague, ka stimuluar Serbinë dhe Kosovën që të nisin një dialog që do t’i “çonte të dyja shtetet drejt pranimit në BE.

Nice dhe McShane shkruajnë se edhe pse vazhdojnë edhe më tutje përpjekjet që përmes përsëritjes së këtyre akuzave, ta njolloset Thaçi, asnjëherë ato nuk janë mbështetur nga dëshmi të besueshme.

Më tej, në letër thuhet se askush nuk e mohon faktin se gjëra të tmerrshme kanë ndodhur në të dyja palët e konfliktit që i dha fund dekadës së shtypjes serbe në Kosovë, duke shtuar se Kosova tani është në paqe dhe se liderët e saj politikë dhe ushtarakë për dallim nga Milosheviq, Karaxhiq e Mladiq, me tu akuzuar, janë dorëzuar në Hagë për tu gjykuar; disa prej tyre janë dënuar, disa janë liruar.

“Zgjedhjet janë mbajtur në Kosovë dhe liderët politikë janë zëvendësuar nga kundërshtarët e tyre pa derdhje gjaku”, shkruajnë Nice e MacShane në letrën e tyre, si reagim ndaj shkrimit të datës 12 qershor në “Sunday Times”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)