20 Prill 2024

Në veri të Mitrovicës hapet Pika Informative e BE-së

Prishtinë, 6 prill - Khaldoun Sinno, u.d. i Shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian më sot ka hapur zyrtarisht Pikën Informative të BE-së në veri të Mitrovicës.

Pika Informative e BE-së është themeluar nga Zyra ndërlidhëse e KE-së me qëllim që procesin e integrimit të Kosovës ta sjellë me afër qytetarëve.

Pika Informative e BE-së në veri të Mitrovicës pason hapjen e Qendrës së parë informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë.

Këto dy qendra janë pjesë e një iniciative dhe i shërbejnë një objektivi të përbashkët – ofrimi i informatave në lidhje me Bashkimin Evropian, institucionet dhe politikat, marrëdhëniet e Kosovës dhe BE-së, asistencës financiare të BE-së, procesin e integrimit dhe implikimet e tij.

Khaldoun Sinno, u.d. i Shefit të Zyrës ndërlidhëse të KE-së tha: "Përkushtimi i BE-së ndaj pjesës veriore është i padiskutueshëm si nga aspekti i stafit që e angazhojmë në çështjet e rëndësishme të kontekstit relevant, ashtu edhe në kuptim të asistencës substanciale që ipet për projekte të cilat e përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve në këtë hapësirë. Tani ne bëjmë një hap tjetër drejt avancimit të përpjekjeve të komunikimit për të shpjeguar se çfarë është BE-ja dhe si mund të përfitojnë të gjithë qytetarët nga perspektiva e integrimit".

Pika Informative në veri të Mitrovicës do të ofrojë materiale pa pagesë për Bashkimin Evropian dhe për integrime, qasje në internet, si dhe kënde të leximit. Me qëllim të përmirësimit dhe pasurimit të debatit në lidhje me procesin e integrimit, Pika Informative do të jetë nikoqire e ngjarjeve informative dhe kulturore me aktorët e shoqërisë civile dhe me partnerët tjerë.

Projekti implementohet nga Fondacioni për shoqëri civile në Kosovë me organizatën partnere Qendra për zhvillimin e shoqërisë civile.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)