25 Prill 2024

Ndërron jetë diplomati amerikan Richard Holbrooke

SHBA, 14 dhjetor - Riçard Hollbruk, diplomati veteran i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili shërbente si i dërguar i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Kolosi i diplomacisë amerikane, Holbrooke ishte një mik i kahmotshëm i Kosovës dhe mbështetës i lirisë dhe pavarësisë së saj.

Ai ndrroj jete pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë nga një goditje në zemër që pësoi të premten.

Ai u dërgua menjëherë në një spital të Uashingtonit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 20 orë për të riparuar një çarje në arterien më të madhe të trupit që shpërndan gjakun nga zemra në pjesë të tjera të organizmit. Ky operacion u pasua nga një tjetër ndërhyrje kirurgjikale ditën e dielë.

Duke qenë thellësisht i prekur, presidenti Barack Obama e quajti ‘një gjigant të diplomacisë amerikane.’ I tillë ishte Holbrooke për gati 50 vjet të karrierës së tij diplomatike, duke qenë dy here ndihmësekretar i Shtetit, dy herë ambassador amerikan, në Kombet e Bashkuara dhe në Gjermani, ndërkaq trashëgimia e tij diplomatike dhe historike mbetet Bosnja, si arkitekt i marrëveshjes që solli fundin e luftës më 1995.

Ndër arritjet kryesore të Hollbrok, përmendet ndihmesa e tij për arritjen e Marrëveshjeve për Paqe në Dajton të shtetit Ohio që i dha fund luftës në Bosnje. Në fund të viteve të 90-të, ai u kthye në Ballkan, në kohën kur në Kosovë shpërtheu lufta ndërmjet forcave serbe dhe shqiptarëve. 

Diplomati Holbrooke, si i dërgur i presidentit Clinton për Ballkanin ka pasur një angazhim të rëndësishëm edhe për Kosovën gjatë vitit 1998 dhe deri në fillimin e bombardimeve në mars 1999.

Do të mbahet mend takimi i tij në verë 1988 me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një odë të një kulle në Junik, ku aparati regjistroi fotografinë e tij me komandant Lumin, një fotografi që mori dhenë dhe legjitimoi në politikën dhe në mediat ndërkombëtare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe deklarata e tij gjatë negociatave për armëpushim për Kijevën, në qershor 1998, ‘si vendi më i rrezikshëm në Evropë’ me postbllokun famkeq serb, i rrethuar për dy javë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Duke folur për Kosovën para anëtarëve të Kongresit Amerikan më 2005 me rastin e fillimit të bisedimeve për statusin e saj, Holbrooke deklaronte: ‘unë nuk mund të paramendoj asnjë tjetër status përfundimtar për Kosovën përveç pavarësisë.’

Ishte diplomati që më së miri njihte dhe kritikonte diplomacinë dhe politikat evropiane, sidomos ndaj Ballkanit. “Ishte promotori kryesor i zgjerimit të NATO-së”, tha mbrëmë gjenerali Wesley Clark, ish komandanti I NATO-së, duke e quajtur një vizionar të pazëvendësueshëm.

Ndërkaq ish zëdhënësi i qeverisë amerikane, James Rubin tha se angazhimi i Holbrooke-ut ndihmoi në shpëtimin e shumë jetërave në Bosnjë dhe Kosovë. Holbrooke asnjëherë nuk u bë shef i diplomacië amerikane, megjithëse dy herë ishte paraparë të merrte këtë post, po të fitonte garën presidenciale Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000 apo Hillary Clinton në vitin 2008.

Vdekja e gjeti në detyrën e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, ndërkaq siç tha gjenerali Wesley Clark mbrëmë, ‘pa Holbrooke-un është e paimagjinueshme diplomacia amerikane. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)