25 Prill 2024

Ndarja e ambasadave të ish - Jugosllavisë, debatohet në shkurt

Beograd, 23 janar - Komisioni për sukcesion të pasurisë së ish-Jugosllavisë, pas disa anullimeve, do të duhej të takohet në Sarajevë muajin e ardhshëm, transmeton Beta.

Ndihmësministri i Financave i BeH-së, Zenit Keliq deklaroi se takimi i Komisionit për sukcesion të RSFJ-së që duhej të mbahet në Sarajevë, por është anulluar meqë ka mbërritur shkrimi zyrtar se përfaqësuesi i Serbisë nuk mund të mbërrijë për shkak të obligimeve paraprakisht të kontraktuara.

Sipas Keliqit, kjo është tashmë termini i pestë me radhë që anulohet.

Takimi i fundit i Komisionit për sukcesion, siç ka thënë Keliqi, është mbajtur në qershor të vitit të kaluar dhe më pas nuk është gjetur termin për bisedime.

“Do të tentojmë të organizojmë takim në shkurt, por përkujtoj se në të duhet të jenë të pranishëm përfaqësues të të gjitha shteteve sukcesore”, ka thënë Keliqi dhe ka shfaqur shpresë se kjo çështje do të jetë e mbyllur.

Vendet trashëgimtare të RSFJ-së definitivisht ndanë vetëm pesë për qind prej gjithsej 123 patundshmërive nga fondi i përbashkë diplomatik në botën e jashtme, derisa ndarja e edhe 44 objekteve të kontraktuara në vitin 2006 ende nuk është realizuar.

Sipas kësaj ndarjeje, Serbisë i takuan 20 objekte, derisa prej 24 të tjerave duhet të shpërngulet me qëllim që t’ua lirojë trashëgimtareve tjera. Prej tyre 10 i takuan Kroacisë, tetë BeH-së, katër Maqedonisë dhe dy Sllovenisë.

Maqedonia i fitoi ambasadat në Kanbera, konsullatën në Cyrih, departamentin konsullor në Athinë dhe një banesë në Romë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)