19 Prill 2024

Murphy: Raportet SHBA-Kosovë janë të njëjta

Prishtinë, 21 dhjetor - Raporti i zviceranit, Dik Marti nuk i ka zbehur raportet e mira në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha Marphy.

Sipas tij, ky raport nuk ka kurfarë ndikimi në marëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy shteteve. Marphy theksoi se këtë e ka bërë të qartë departamenti amerikan i shtetit duke nënvizuar faktin se qëllimet e Amerikës dhe Kosovës mbeten të njëjta.

”Stejt departamenti e ka bërë të qartë se raporti i Dik Martit nuk ka impakt në raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve. Ne mbetemi përkrahes të mëdhënjë të Kosovës. Ne kemi qëllime të njëjta për Kosovën, e që janë Kosova demokratike, prosperuese dhe multientike dhe këto nuk kanë ndryshuar”, tha ai.

Ai vlerësoi qëndrimin e kryeministrit Thaçi se është i gatshëm të bashkëpunojë dhe kërkoi hetime të përgjegjshme. Ai tha se EULEX e ka bërë të qartë se Dik Marti duhet ti prezentoj faktet autoriteteve përgjegjëse për hetime të mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)