18 Prill 2024

Moti më ekstrem në historinë moderne

Uashington, 8 shkurt - Një mot jashtëzakonisht i ashpër ka përfshirë dje rajonin e Atlantikut, me reshje të mëdha bore, shi, erë dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

 

Si pasojë është krijuar një bllokim në trafik, janë shembur pemë dhe ka pasur mungesë elektriciteti nëpër zona të ndryshme. Zyrtarët kanë nxitur njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi, pasi qëndrimi jashtë mund të ishte shumë i rrezikshëm për jetën e tyre.

Sipas parashikuesve të motit për kryeqytetin amerikan, kjo stuhi e jashtëzakonshme dëbore mund të jetë më e madhja dhe më e vështira në të gjithë historinë moderne të vendit. Në Uashington, parashikohet një dëborë që mund të arrijë lartësinë e një metri dhe Shtëpia e Bardhë, si kurrë më parë, do të jetë vërtet e bardhë e gjitha, përfshi edhe kopshtin e gjelbër.

Sasia më e madhe e reshjeve të borës do të jetë në fillim të javës. Paralajmërime për të qëndruar brenda në shtëpi për shkak të motit të paparashikuar janë bërë edhe në Distriktin e Kolumbias, Baltimore e pjesë të Nju Xhersit. Një fenomen i vazhdueshëm është rënia e pemëve, që zakonisht mund të shkaktojnë dëme, por, mbi të gjitha, shkaktojnë turbullira në trafik dhe lëvizje, sidomos kur bien në mesin e rrugëve.

Sipas një komentatori në Uashington, njerëzit zakonisht tremben kur bie dëborë, por këtë herë, frika dhe paniku mund të jetë i justifikueshëm. Bëhet fjalë për stuhinë e dytë të borës në vend, brenda një periudhe dymujore, që është shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të pandërprera bore.

Mijëra konsumatorë në të gjithë zonën kanë humbur elektricitetin dhe të tjerë pritet që të përballen me defekte teknike të këtij lloji. Ndërkohë asgjë nuk është e parashikuar. Sipas autoriteteve, kjo stuhi e madhe është edhe përgjegjësja për shumë aksidente rrugore dhe jashtë rruge si përplasjet e makinave.

Si pasojë e motit është mbyllur dje edhe metroja e Uashingtonit, që është një arterie kryesore për transportin dhe lëvizjen e njerëzve, ndërkaq ka funksionuar me ndërprerje sistemi i autobusëve. Në disa zona është një gjendje gjysmë e jashtëzakonshme dhe qeveritarët po llogarisin ndërkohë faturën e dëmeve të mundshme.

Për momentin, Uashingtoni është shndërruar në një qytet aspak mikpritës edhe për turistët të cilët nuk kanë guxuar të dalin nëpër sheshet e tij në një mot të tillë, duke preferuar të qëndrojnë nëpër hotele deri në përmirësimin e motit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)