26 Prill 2024

Moti i nxehtë vret mbi 500 persona në Kanada

Otava, 3 korrik - Gati 500 njerëz mund të kenë humbur jetën nga temperaturat rekord në provincën më perëndimore të Kanadasë, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë që numri i viktimave nga i nxehti përvëlues mund të rritet sërish.

Kryeprokurori i British Columbia tha se 719 "vdekje të befasishme dhe të papritura" ishin raportuar gjatë javës së kaluar, trefish më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit pandemik.

"Ka të ngjarë që moti ekstrem që British Columbia ka përjetuar javën e kaluar është një faktor i rëndësishëm kontribues në rritjen e numrit të vdekjeve," tha në një deklaratë kryeprokurori, Lisa Lapointe.

Zyra e mjekut ligjor tha se zakonisht do të priste afër 230 vdekje në një periudhë të ngjashme.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndoshta do të duhen muaj për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes për qindra banorë, por ata thonë se nxehtësia luajti një rol të rëndësishëm në rritjen e viktimave, veçanërisht midis të moshuarve.

Por tashmë vendi po përballet edhe me zjarret.

Të Premten vonë, 136 zjarre aktive u raportuan në British Columbia, përfshirë nëntë që ishin "shqetësuese", sipas zyrtarëve. Moti i thatë dhe i nxehtë pritet të vazhdojë për javën e ardhshme, duke penguar përpjekjet për të marrë kontroll mbi zjarret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)