16 Prill 2024

Misha Glenny: Akuzat e Marty-t dëmtojnë SHBA e BE

Londër, 15 dhjetor - Autori britanik Misha Glenny, një njohës i mirë i problemeve në Ballkan, thotë se akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për krime gjatë luftës janë "shpërthyese".

Duke folur për BBC-në zoti Glenny, autor i librit "Mcmafia", që trajton temën e krimit të organizuar në Ballkan, thotë se megjithëse Këshilli i Evropës nuk ka shumë peshë apo ndikim mbi qeveritë, raporti i raporterit të saj Dick Marty dëmton imazhin e vetë SHBA-së dhe Evropës, sepse lë të kuptohet që ato kanë mbyllur sytë duke lejuar të ndodhin këto krime.

Në intervistën që i dha BBC-së, ai fillimisht i përgjigjet pyetjes se sa të dëmshme janë akuzat që përmban raporti i reporterit të Këshillit të Europës, Dick Marti për lidhjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me krimin e organizuar.

"Potencialisht, mendoj se këto akuza janë shpërthyese. Vërtet mund të thuhet se ky është një raport i Këshillit të Evropës që nuk ka shumë peshë apo ndonjë ndikim të madh mbi qeveritë. Përgjithsësisht, raportet që paraqiten në Këshillin e Evropës, më pas mund të thuhet se nuk shkojnë më tej. Por ky raport përmban akuza kaq shumë të rënda në adresë të qeverisë së Kosovës, dhe sidomos ndaj kryeministrit në detyrë, dhe ndoshta kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçi", ka deklaruar Glenny.

Këto sipas janë akuza për lidhje me krimin e organizuar, trafikim armësh e kështu me radhë.

Por raporti sipas Glenny dëmton edhe vetë imazhin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të Amerikës në Evropë, përfshirë Britaninë, pasi në raport thuhet se Uashigtoni dhe të gjithë ata që e përkrahën UÇK-në, mbyllën sytë përpara këtyre gjërave të tmerrshme që po ndodhnin në Kosovë, ku nuk kishte vetëm trafikim armësh dhe droge, por edhe tregti të palishshme të organeve njerëzore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)