25 Prill 2024

Ministri Mehaj kërkon nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani njohjen e Kosovës

Ankara, 19 gusht - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit të tij në Turqi është ftuar në drekë pune nga nikoqiri, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke, gjeneral Yasar Guler.

Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë rast kanë qenë ministrat e mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Azerbejxhanit dhe Libisë.

Në këtë takim është diskutuar  për mjedisin e sigurisë globale si dhe kërcënimet dhe rreziqet që e cenojnë këtë mjedis, krahas mekanizmave për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.

Ndër të tjera, ministri Mehaj ka kërkuar nga ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit që nga autoriteti i tyre të shprehin ndikimin e duhur në qeveritë dhe autoritetet politikë-bërëse dhe vendimmarrëse të shteteve të tyre, në njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)