09 Gusht 2022

Ministri Hyseni takoi përfaqësuesin e Somalisë

New York, 19 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, priti sot në zyrat e Konsullatës së Përgjithshme të  Republikës së Kosovës në New York, përfaqësuesin e përhershëm të Republikës së Somalisë në Kombet e Bashkuara, Dr. Elmi Ahmed Duale.

Me këtë rast, Ministri Hyseni i përcolli Qeverisë së Republikës së Somalisë falënderimet e thella për vendimin për njohjen nga Somalia të shtetit të Kosovës.

Ministri dhe Ambasadori i Somalisë në vijim u ndalën në një bisedë shumë të përzemërt dhe miqësore për gjendjen në vendet përkatëse, si dhe për marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Somalisë.

Pas pranimit të notës zyrtare për njohje, Ministri Hyseni i dorëzoi përfaqësuesit të përhershëm të Somalisë në OKB një letër falënderimi për Ministrin e Jashtëm të Republikës së Somalisë, Ali Ahmed Jama Jangeli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)