18 Prill 2024

Ministri Hoxhaj sot merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 20 qershor - Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, do të merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet sot në Luksemburg.

Në këtë Forum pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, do të ketë takime të ndara me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton si dhe me shumë ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të përfaqësuar në këtë Forum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)