29 Mars 2024

Ministri Demolli po qëndron për vizitë pune në Bruksel

Prishtinë, 24 qershor - Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga ministri Haki Demolli, po qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel (Belgjikë).

Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Prishtina është pritur nga znj. Viviane Reding,  zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për Drejtësi, të Drejta Fondamentale dhe Shtetësi.
 
Në këtë takim u diskutua për procesin e integrimit evropian në përgjithësi, me fokus në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Ministri Demolli pasi e falënderoi znj. Reding për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme, riafirmoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës për të avancuar veprimet në agjendën evropiane.
Ministri Demolli në këtë takim theksoi se, Ministria e Drejtësisë, që nga fillimi ka analizuar të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit të Progresit dhe ka punuar me përkushtim në përmbushjen e tyre.
 
Gjithashtu, ministri Demolli kërkoi nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian fillimin e bashkëpunimit me EUROJUST-in, organ ky i BE-së, i cili paraqet një rrjet të përhershëm të autoriteteve gjyqësore të ngarkuar me fuqizimin e efektivitetit të hetimeve dhe ndjekjes penale të krimit të rëndë jashtë kufitar dhe krimit të organizuar në shtetet anëtare të BE-së.

Në fund, Ministri Demolli i propozoi  zëvendëspresidentes Reding, që të kërkoj nga Serbia të mos paraqitet si pengese ne zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe të ofrojë informata dhe të bashkëpunojë lidhur me ketë çështje.

­­­Ndërkaq, zëvendëspresidentja Reding duke çmuar lart të arriturat e fundit në Ministrinë e Drejtësisë, shprehu gatishmërinë e saj që Komisioni Evropian të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë ka realizuar takime edhe me znj. Tanja Fajon, Deputete e Parlamentit Evropian, si dhe anëtare e Komisionit për të Drejtat, Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, me Laërence Meredith, Shef i Divizionit të Komisionit Evropian për Kosovën, si dhe me znj. Ulrike Lunaçek, deputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)