21 Tetor 2021

Miliarderët dhe politikanët vjedhin të pandëshkuar në një kohë që popujt varfërohen

New York, 12 tetor - 100 milionë dollarë të shpenzuara fshehurazi nga Mbreti Abdullah i II-të i Jordanisë me shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; një super vile me pamje nga deti ne Monako në emër të një gruaje ruse e cila fitoi papritur pasuri marramendëse pasi lindi, siç thuhet, një fëmijë nga shefi i Kremlinit, Vladimit Putin; një kryeministër si ai cek, Andrej Babis, që e portretizonte veten si luftëtar të paepur kundër biznesit jotransparent të offshoreve, por rezultoi dhe vetë me llogari në parajsat fiskale jashtë vendit.

Po, Pandora`s Papers shkaktuan një tërmet të vërtetë nëpër botë. Gjetjet e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues ekspozuan mënyrën sesi elitat dhe të korruptuarit përdorën llogari bankare jashtë vendeve të tyre për të mbrojtur pasuritë nga taksat ose për të fshehur fitimet nga veprime të parregullta.

Emrat e 100 miliarderëve, 30 liderëve botërorë dhe 300 zyrtarëve publikë në mbarë globin ishin skanimi më konkret i bërë shtrirjes së operacioneve sekrete offshore që kanë prekur politikat financiare globale.

Kishte aty ministra financa nga Holanda në Pakistan, ish kryeministra e president e kompani të mëdha, një provë tjetër e dhimbshme e faktit se pyetja: a është e mundur një botë më e barabartë- duket e destinuar të mbetet retorike./topchannel

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)