19 Prill 2024

Mijëra objekte banesore nën ujë nga përmbytjet në Indonezi

Jakarta, 7 dhjetor - Së paku 17.648 objekte banesore kanë mbetur nën ujë si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur provincën perëndimore indoneziane Aceh.

Shefi i Mbrojtjes civile në distriktin Aceh Lindor, Ashadi di Idi njoftoi se përmbytjet e fundjavës së kaluar përfshinë 226 vendbanime në këtë rajon.

Ai tha se reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje ndërsa niveli i ujit në disa rajone arriti deri në 2 metra.

Mediat lokale lajmërojnë se në përmbytjet jetën e kanë humbur së paku dy persona, ndërsa urgjentisht janë evakuuar më shumë se 15 mijë banorë.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", ku shpesh ka tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa tjera natyrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)