20 Shtator 2021

Merkel: Shteti gjerman do të vazhdojë të shfaq kujdes ndaj Kosovës

Tiranë, 14 shtator - Raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe bashkëpunimi rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian, ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kancelarja Merkel u interesua për programin e qeverisë, vendimet dhe synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e qeverisë për realizimin e planeve për reforma në drejtësi, duke theksuar se në Kosovë tashmë ka një kulturë të re të qeverisjes që udhëhiqet me shembuj.

Ai foli për nevojën për investime në Kosovë dhe synimin e zbatimit të sistemit dual të arsimit sipas modelit gjerman, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, Procesin e Berlinit, dialogun me Serbinë, situatën në rajon si dhe për rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit rajonal.

Procesi i Berlinit u vlerësua nga kryeministri Kurti si mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative.

Duke biseduar mbi gjendjen aktuale të përballjes me pandeminë COVID-19, kancelarja Merkel shprehu gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigurimin e më shumë vaksinave.

Duke uruar mbarësi në punë dhe suksese në qeverisje, kancelarja Merkel theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të shfaq kujdes ndaj Kosovës.

Paraprakisht, kryeministri Kurti ishte në drekën e përbashkët me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga kancelarja Merkel, ku theksoi stabilitetin institucional në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik dhe demokratik.

Kryeministri Kurti ritheksoi se fondet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së, që janë të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor: sundimi i ligjit, demokratizimi, përballja me të kaluarën dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)