28 Mars 2024

Merkel: 2010 një vit i mirë për Gjermaninë

Florida, 1 janar - Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në fjalimin e fundvitit u shpreh optimiste për 2011. Ajo synon përmirësime në një sërë sektorësh: ndër të tjera në politikën arsimore, atë të shëndetsisë dhe të financave.

2010 ishte një vit i mirë për Gjermaninë konstatoi kancelarja gjermane Angela Merkel që në fillim të fjalimit të saj me rastin e Vitit të Ri.  "Gjermania ia doli mbanë krizës si asnjë vend tjetër. Ato që i vumë vetes si synim edhe i realizuam: madje prej krizës kemi dalë edhe të forcuar" - tha kancelarja.

Kurrë më parë që prej bashkimit të Gjermanisë kuota e papunësisë nuk ka qenë më e ulët se sa këtë vit, konstatoi kancelarja.

Ajo u shpreh se është e shqetësuar për stabilitetin e euros, e cila sipas saj është garanci për paqen dhe lirinë në Evropën e bashkuar: "Euroja është baza e mirëqënies sonë. Gjermania ka nevojë për Evropën dhe monedhën tonë të përbashkët, si për të mirën tonë edhe për të përballuar detyrat e mëdha në botë."

Një ndër këto detyra të mëdha mbetet angazhimi në Afganistan, i cili edhe gjatë vitit 2010 shkaktoi dhimbje dhe shqetësim: "Ushtareve dhe ushtarëve tanë në Afganistan iu desh të përballeshin këtë vit me vdekjen e nëntë prej shokëve të tyre. Edhe pse asnjë fjalë e imja nuk mund ta pakësojë vërtet dhimbjen e familjeve dhe të miqve të të rënëve, dua t'ju them nga zemra, se nuk i harroj."

Për vitin 2011 kancelarja synon përmirësime në një sërë sektorësh: ndër të tjera në politikën arsimore, atë të shëndetsisë dhe të financave. Por të gjitha këto nuk mund t'i bëjë vetëm shteti, e domosdoshme është ndihma e të gjithë gjermanëve, - tha kancelarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)