29 Janar 2022

Meredith, siguroi mbështetjën e Unionit Evropian për Kosovën

Prishtinë, 16 qershor - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi dhe Ministri për Integrim Evropian, Besim Beqaj kanë pritur sot në takim Shefin e Divizionit të Komisionit Evropian në Bruksel për Kosovën, Lawrence Meredith dhe shefin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi.

Lawrence Meredith ka përshëndetur interesimin dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për përmirësimin e gjendjes së pasqyruar në Raportin e fundit të Progresit dhe ka informuar zëvendëskryeministrin Kuçi në lidhje me takimin e radhës së Mekanizmit për Stabilizim dhe Asociim që pritet të zhvillohet më 6 korrik.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi Meredith për përkrahjen profesionale që është duke dhënë Komisioni Evropian në Kosovë dhe kërkoj nga të pranishmit që të vazhdojnë mbështetjen e Kosovës në përcaktimin e saktë të agjendës evropiane për Kosovën, në ofrimin e një zgjidhje për liberalizimin e vizave, në çështjen e tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Pas një bisede konstruktive në mes të pranishmëve, shefi i Divizionit të Komisionit Evropian në Bruksel për Kosovën, Lawrence Meredith siguroi zëvendëskryeministrin Kuçi për rritjen e përkushtimit të Unionit Evropian në përkrahjen dhe forcimin e agjendës evropiane për Kosovën, ndërkaq premtoj përkushtimin e Komisionit Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe zgjidhjen që duhet të gjendet në fushën e bashkëpunimit rajonal e në veçanti në CEFTA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)