10 Gusht 2022

Marty nuk i beson EULEX-it

Berlin, 28 janar - Raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty ka deklaruar se EULEX-i nuk është i aftë të hetojë trafikimin e organeve në Kosovë.

Në një intervistë për feqen serbe të internetit “Vesti”, me seli në Gjermani ai ka deklaruar se për hetimin e rastit të trafikimit të organeve, duhet të krijohet një strukturë “ad hoc”, e drejtësisë që nuk është e vendosur në Kosovë.

“Nuk mendoj se EULEX-i, në mënyrën sesi është duke operuar sot dhe mënyrën sesi është organizuar, mund të kryejë një hetim”, ka thënë Marty duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë është dështimi i strukturave ndërkombëtare në mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ai gjithashtu ka theksuar se nëse shihet sistemi i drejtësisë dhe drejtësisë ndërkombëtare në rajon, këto struktura nuk kanë qenë në gjendje të mbrojnë dëshmitarët.

“Sa herë që ka një rast të nivelit të lartë, ose një rast që prek një hierarki të caktuar në nivelin kriminal, dëshmitë nuk janë bërë vetëm të vështira, por të pamundura të sigurohen. Dëshmitarët dhe familjarët e tyre janë frikësuar dhe disa janë vrarë”, ka thënë ndër të tjera Marty.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)