27 Prill 2024

Marty nënvlerëson padinë e paralajmëruar nga Thaçi

Bern, 23 dhjetor - Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty theksoi se ai ka imunitet për t`u mbrojtur nga padia e paralajmëruar kundër tij nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Thaçi e din mirë se raportuesit e Këshillit të Evropës kanë imuniteti dhe se ngritja e padive në raste të tilla nuk ka asnjë vlerë" , deklaroi Marty në një intervistë për gazetën serbe "Veçernje Novosti".

Ai nënvizoi se lehtë është për të ngritur padi penale kundër dikujt, por sipas tij, është e nevojshme që të bëhet gjithçka për të parë se çfarë ka ndodhur.

I pyetur se a ka pasur njohuri ish-përfaqësuesi i lartë i OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner lidhur me trafikimin me organe nga ana e UÇK-së, Marty theksoi se nuk mund të konkludojë se ai ka qenë në rrjedha.

Raportuesi i KE-së theksoi se edhe Gjyqësia serbe është kompetente për të hetuar rreth tregtisë me organe njerëzore. Ai shtoi se nuk është i sigurt se EULEX është kompetentë në këtë aferë.

“Mendoj se të gjitha instancat e ndryshme hetimore duhet të hetojnë. Kjo ka të bëjmë me gjyqësorin e Kosovës, instancat ndërkombëtare gjyqësore, por edhe gjyqësori serb, gjithashtu është kompetent, sepse bëhet fjalë për viktima serbe”, theksoi Marty.

Prishtina dhe Tirana janë shprehur të gatshme për të filluar hetimet për pohimet e raportit të Dick Marty për akuzat ndaj UÇK-së për trafikim me organe njerëzore dhe veprime tjera kriminale. Vendet aleate të Marty, duke përfshirë si bartëse Serbinë po lobojnë që më 25 janar të diskutohet kjo çështje pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)