29 Mars 2024

Marty i referohet raportit të shërbimit inteligjent serb

Prishtinë, 28 dhjetor - Një nga burimet që anëtari i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka shfrytëzuar në përpilimin e raportit të tij duket të ketë qenë edhe raporti i Shërbimit inteligjent të Serbisë (BIA).

Sipas mediave në Kosovë të cilat kanë siguaruar edhe një raport të vitit 2003 të shkruar nga ky shërbim inteligjent serb, BIA bën përpjekje që të përshkruajë “rrjetet terroriste tek shqiptarët”.

Raporti nuk flet për trafikimin e veshkave, por përmend grupe të ndryshme të shqiptarëve, të lidhur me trafikimin e armëve, drogës dhe njerëzve. Siç pritet, raporti i inteligjencës serbe përshkruan UÇK, UÇPMB-në por edhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si grupe terroriste, të cilat merren edhe me krijimin e organizuar.

Ngjashmëritë mes raportit të BIA-së dhe atij të Martyt janë në gjuhën që përdor për të përshkruar funksionimin e shoqërisë shqiptare, në referencat që i bën Grupit të Drenicës dhe në mënyrën se si shkruhet mbiemri i kryeministrit Thaçi.

Anëtari i Këshillit të Evropës, Dick Marty i ka dorëzuar javë më parë Këshillit të Evropës një raport ku ka përmbledhur aktivitetet e supozuara kriminale të ish-udhëheqjes së UÇK-së dhe ka kthyer në vëmendjen e botës akuzat ku pjesëtarë të UÇK-së kanë hequr veshkat nga civilë serbë të kidnapuar dhe i kanë përdorë organet për trafikim.

Në raportin e tij, Dick Marty tregon se burime të hetimit të tij janë raportet e shërbimeve të ndryshme inteligjente, por jo edhe ato të BIA-s. Marty shkruan se ka përdorur raportet e shërbimit inteligjent gjerman BDN, atij italian SISM-i, shërbimit britanik MI6 dhe atij grek EYP.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)