18 Gusht 2022

Marty fillon negociatat me EULEX-in

Bruksel, 29 janar - Përfaqësuese për media e zyrtarës së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, Maja Kocijancic, ka konfirmuar se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty ka filluar negociatat me EULEX-in rreth garancive për mbrojtjen e dëshmitarëve.
 
Sipas Koçijançiçit, këto negociata kanë filluar pasi të premten EULEX bëri të ditur se ka filluar hetimin preliminar rreth tregtimit të organeve njerëzore në Kosovë.

“Negociatat po vazhdojnë. Marti po kërkon garanci për dëshmitarët”, ka thënë Koçijançiç për gazetën serbe “Blic”, duke mos pranuar të japë sqarime të mëtejshme.

Përfaqësuesja për media e znj. Eshton, ka shprehur besimin në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, dhe se hetuesit e EULEX-it janë të pavarur dhe po punojnë me kritere të larta.

Sipas saj, mandate i EULEX-it është fleksibil, ndërsa BE-ja është duke shqyrtuar mundësinë e përshtatjes së rrethanave të reja dhe se është e gatshme të dërgojë përforcime të misionit në Kosovë.

“Aktualisht EULEX-i ka 20 prokurorë hetues dhe 40 gjykatës, dhe ne jemi të gatshëm të dërgojmë edhe të tjerë”, ka thënë Koçijançiç në fund të intervistës së saj për gazetën “Blic”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)