28 Mars 2024

Martonyi: Raporti i Martit nuk do të ndikojë në bisedime

Budapest, 5 janar - Janos Martonyi, shef i diplomacisë hungareze, ka thënë se pret që gjyqi të hetojë pohimet në raportin e Dick Martyt para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth tregtisë me organe në Kosovë, por nuk beson se ky raport do të ndikojë në fillimin e dialogut të paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.
 
“Këto janë dy gjëra që nuk lidhën ndër vete. Pohimet nga raporti i Dick Martyt janë kryesisht punë e gjykatave”, ka thënë Martonyi, në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti.

Ai tha se dialogu duhet të fillojë sa më shpejtë me qëllim të tejkalimit të dallimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Martonyi vendi i të cilit në gjashtë muajt e parë të këtij viti është udhëheqëse e Presidencës së BE-së, ka thënë Martonyi.

Budapesti zyrtar do të ndihmojë Beogradin për përgjigjet në Pyetësorin e Komisionit Evropian, në bazë të së cilit do të ndërtohet mendim nëse Serbia I plotëson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)