25 Prill 2024

Martoni: Evropa vazhdon të jetë e ndarë ndaj Kosovës

Budapest, 17 qershor - Shefi i diplomacisë hungareze, Janosh Martoni, ka deklaruar se Evropa vazhdon të jetë e ndarë sa i përket çështjes së Kosovës.

Ai e kualifikoi si premtues dialogun që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa vlerësoi se ky proces do të ndihmojë në uljen e tensioneve.

Për dialogun në të njetën ndërtesë foli edhe zëvendëskryeministri serb Bozhirad Gjeliq i cili përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën e pavarur.

Ai u shpreh pro gjetjes së zgjidhjes së përbashkët por që ajo duhet të gjindet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)