25 Shtator 2022

Marti dështoi të paraqes prova për akuzat e tij

Strasburg, 11 mars - Në Strasburg dje është mbajtur një takim i Komitetit të jashtëm të Parlamentit Evropian, që ishte fokusuar në akuzat për trafikim të organeve në Kosovë, gjatë konfliktit në vitin 1999. Në këtë takim mori pjesë edhe autori i raportit, Dik Marti.

Takimi ishte i mbyllur për gazetarë, por pas mbledhjes, anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se zoti Marti kishte dështuar të paraqiste çfarëdo prove lidhur me akuzat dhe i ka akuzuar anëtarët e PE-së, që ishin kritikë ndaj raportit të tij, për anim, shkruan e përditshmja Irish Times.

“Problemi ishte se ai e paraqiti raportin e tij në mënyrë të ashpër dhe pastaj ne i bëmë pyetje në mënyrë të ngjashme të ashpër dhe ai filloi të na sulmoj neve”, i tha gazetës anëtari i PE-së nga Gjermania, Bernd Posselt.

Ai gjithashtu theksoi se “ai duhet të japë përgjigjje e jo t`i sulmoj njerëzit që i shtrojnë pyetje”.

Gjithashtu, zoti Posselt tha se raporti “nuk ishte serioz” dhe shtoi se ai kishte dëshiruar të “dëgjoj fakte serioze e jo polemikë dhe e gjithë ajo që ne patëm, ishte polemikë dhe opinione”.

E përditshmja "Irish Times" gjithashtu transmeton fjalët e anëtares së Parlamentit Evropian nga Gjermania, Doris Pack, se “reagimi i tij ishte shumë ofensiv”.

Sipas saj, “të paktën 90% të evroparlamentarëve, që i kishin bërë pyetje Martit, ishin shumë kritikë ndaj raportit”.

Ajo theksoi se “në fund ai ishte aq i furishëm dhe na sulmoi të gjithë ne dhe akuzoi se jemi të njëanshëm, sepse ne i njohim këta njerëz në qeverinë e Kosovës”.

Duke theksuar se “kuptohet se i njoh këta njerëz, pasi kam punuar në rajon për 24 vite”, zonja Pack shtoi se Dik Marti nuk ka paraqitur emra të dëshmitarëve, të viktimave ose të organeve, që dyshohet se janë trafikuar.

"Irish Times" shkruan se kur gazeta i është afruar, Dik Marti ka refuzuar ta komentoj përmbajtjen e raportit ose përfundimin e dëgjimit.

Merret vesh se ai ka thënë në dëgjim në PE, se programi i mbrojtjes së dëshmitarëve është i nevojshëm në Kosovë, para se ai të paraqes më tepër detaje për dëshmitarët lidhur me akuzat për trafikim të organeve, pasi jeta e tyre ishte në rrezik, shkruan e përditshmja Irish Times.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)