29 Mars 2024

Maqedonia vlerëson bisedimet Kosovë-Serbi

New York, 10 mars - Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë vlerësuar edhe nga ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Pas një takimi në Shkup ata vlerësuan se ky proces do të ulë tensionet në rajon dhe do të afrojë dy vendet pas kofliktit të madh.

“Bashkarisht biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i cili duhet të mundësojë kushte për komunikim më të mirë rajonal. Ne vlerësojmë se ky dialog është i rëndësishëm dhe duhet të udhëhiqet në mënyrë të kujdesshme dhe diskrete cka do të ndikonte në avancimin e marrëdhënieve mes dy subjekteve”, deklaroi kryediplomati maqedonas, Antonio Milloshovski.

Milloshovksi ka marrë garanci nga homologu slloven për mbështetje ndaj Shkupit në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

“Pas zgjedhjeve një ndër prioritetet kryesore për qeverinë e re duhet të jetë zgjidhja e problemit të emrit. Tejkalimi i këtij problemi do të mundësojë zgjidhjen e problemve të tjera që lidhen me integrimin e vendit në NATO dhe BE”, tha Ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)