26 Prill 2024

Maqedonia vendos ta njoh kodin e shtetit të Kosovës

Shkup, 29 dhjetor - Qeveria në Shkup vendosi më në fund që të përdorë kodin e shtetit të ri kosovar në dokumentet e identifikimit të personave që kanë lindur në territorin e Kosovës.

Deri më sot autoritetet përdornin kodin SRB në kuadratin ku shkruhej vendlindja e shqiptarëve.

Fillimi i aplikimit të kodit shtetëror të Kosovës, XXK, ka nisur pas reagimeve të shumta të opinionit publik shqiptar në Maqedoni.

“Në koordinim me Ministrinë e Jashtme u soll vendimi që në dokumentet personale të qytetarëve që kanë lindur në territorin e Republikës së Kosovës, të shënohet shkurtesa XXK, në vend të shkurtesës SRB. Të gjitha ndryshimet e duhura janë implementuar në sistemin e të dhënave në qendrën kompjuterike të policisë”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës në Ministrinë e Brendshme maqedone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)