19 Tetor 2021

Maqedonia në grupin e vendeve të varfra

Shkup, 29 mars - Maqedonia është radhitur në grupin e vendeve me shkallën më të ulët të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për kokë banori, e njohur edhe si GPD-ja.

Kjo është bërë e ditur nga agjencia ndërkombëtare “Global Property Guide”. Në grupin me BPV-në më të ulët bëjnë pjesë 10 vende evropiane, ndër të cilat radhitet edhe Maqedonia.

Grupin e vendeve të varfra evropiane e udhëheq Rumania me 9.292 dollarë për kokë banori. BPV në Maqedoni për kokë banori është 4.657 dollarë.

Pas Maqedonisë, pasojnë Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Ukraina,etj. Nga ana tjetër përpara janë Sllovenia në vendin e 19-të me 27 mijë dollarë të BPV-së, Kroacia në vendin e 25 si dhe Serbia në vendin e 34 –të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)