29 Mars 2024

Malmstrom refuzoi të komentonte pohimet e raportit të Dik Marty

Bruksel, 22 dhjetor - Bashkimi Evropian filloi zyrtarisht këtë të martë një nismë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa Komisionerja e Çështjeve të Brendshme në KE Sesilia Malmstrom refuzoi të komentonte pohimet e raportit të Dik Marti, se BE ka bërë një sy qorr për përfshirjen e autoriteteve të Kosovës në trafik organesh.

Malmstrom u tha gazetarëve se për këtë çështje kishte lexuar vetëm në gazeta, dhe se nuk dinte më shumë nga çkishin shkruar ata. \"Unë nuk mund të komentoj mbi këtë çështje\"- tha Malmstrom.

Ai komentoi mbi raportin e Dick Marty ndërsa lançoi sot një websit, si një nismë të re të BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

E pyetur nëse iniciativa ishte më pak e besueshme në këtë moment, në dritën e akuzave për Kosovën, Malmstrom mohoi të ishte kjo çeshtja.

\"Nuk besoj se kam problem kredibiliteti në këtë cështje, ne nuk mohojmë se ka probleme në Kosovë apo vende të tjera, por për raportin për të cilin ju flisni kam lexuar vetëm në media, dhe nuk mund të them cfarë është e vërtetë dhe çfarë jo\"- përfundoi Malmstrom.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)