18 Prill 2024

Makina e Ahmadinexhadit shitet për 2.5 milionë dollarë

Teheran, 2 mars - Makina e tipit Peugeot që i përkiste presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, është shitur për 2.5 milionë dollarë në një ankand bamirësie.

Ahmadinexhad njoftoi vitin e kaluar se paratë do t’i dhuronte për një projekt strehimi për familjet e varfra.

Sipas mediave iraniane, presidenti i Republikës Islamike ka përdorur Peugeout-in e bardhë në kohën kur shërbente si kryetar i bashkisë së Teheranit.

Përndryshe, në tregun lokal makina kapte vlerën e 2 mijë dollarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)