19 Prill 2024

Lunacek: Qeveria duhet të jet pa ministra nën hetime

Bruksel, 18 janar - Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, i është bashkuar thirrjeve ndërkombëtare për një qeveri të Kosovës, siç tha, të pastër, të përgjegjshme, pa përfaqësim të atyre që, sipas saj, janë nën hetime.

Ajo tha se i takon Parlamentit dhe Qeverisë së ardhshme të Kosovës të dëshmojnë seriozitet dhe që kritikat nga jashtë dhe brenda vendit për parregullsitë në zgjedhjet e përgjithshme janë marrë seriozisht.

Në një bisedë për BBC-në, Lunacek tha se Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojnë shumë për të rikthyer kredibilitetin e humbur filluar me reformën zgjedhore.

Ajo tha se duhet të marrë fund tradita e mosndëshikimit të përgjegjësve për mashtrime dhe parregullsi në zgjedhje dhe sipas saj, ata duhet të vihen para drejtësisë dhe të dënohen.

Lunacek tha se ka rrezik që të dëmtohet edhe imazhi i Kosovës me procesin e parregullt zgjedhor dhe përmendi në këtë rast edhe kërcënimet që u janë bërë një numri të vëzhguesve ndërkombëtarë në disa vendvotime në zgjedhjet e përsëritura më 9 janar.

Nga ana tjetër raportuesja e posaçme e PE-së i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos i ndëshkojë qytetarët e Kosovës me mos`hapjen e dialogut për vizat, për shkak të zgjedhjeve pjesërisht të parregullta të shkaktuara, sipas saj, nga grupe të caktuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)