28 Mars 2024

Lunaçek ka ripërsëritur: Zgjedhje të manipuluara

Prishtinë, 17 janar - Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka ripërsëritur sërish se zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe 9 janarit ka qënë të manipuluara.

Lunaçek është shprehur e zhgënjyer që shteti më i ri nuk e dha provimin ndërkombëtar në zgjedhjet e 12 dhe 9 janarit për organizimin e tyre në mënyrë demokratike dhe me standarde ndërkombëtare.

“Në këto zgjedhjet e dyta, nuk ka pasur trazira dhe përleshje të dhunshme, dhe ka pasur shumë përmirësime në organizimin, por rreth mbrëmjes gjërat ndryshuan. Frikë ishte kur u kërcënuan tre ekipet e misioneve diplomatike ndërkombëtare”, thekson ajo.

Më tej Lunaçek ka theksuar se pas manipulimeve shtrohet pyetja se nëse pas këtyre parregullsive të shumta me fletëvotimeve mbushura, votime familjare e manipulime do të krijohet një parlament dhe një qeveri me legjitimitet të dyshimtë dhe që cënon kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu i është referuar thirrjes së Pieter Feith për një qeveri me duar të pastra dhe legjitime, por thekson se nuk e di si do të reagojë PDK-ja dhe partitë e tjera.

Lunaçek, i është rikthyer komenteve nga disa politikanë në Kosovë për deklaratat e saj “ se ajo nuk ka kompetencë të flasë në këtë nivel”.

Eurodeputetja thekson me bindje “se pavarësisht fjalëve, një gjë mbetet e sigurt se procesi i manipuluar, pati kërcënime, ndërsa nuk u thye kultura e mosndëshkimit. Kështu, Kosova nuk mund të ofrojë shembull të mirë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)