18 Gusht 2022

Lugina e Preshevës, pjesë e negociatave Prishtinë-Beograd

Preshevë, 25 janar - Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, vlerëson se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të përfshihen në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Për t’iu shmangur situatës që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë një lloj pengu i qeverisë së Beogradit dhe Prishtinës, jam i gatshëm të jem pjesë e ekipit negociues në bisedimet e ardhshme ndërmjet dy qeverive dhe me këtë të jap kontributin tim për zgjidhjen e problemeve që po përballet Lugina e Preshevës" ka deklaruar Deputeti Popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.

Halimi ka deklaruar se janë disa çështje të cilat tangojnë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe që kërkojnë zgjidhje.

"Problemet si mos pranimin e diplomave të Prishtinës, kufizimi i lëvizjes së lirë, numri i madh i pjesëtarëve të xhandarmerisë janë këto problemet që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës, që janë të lidhura ngushtë me raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës" ka thënë Halimi, raporton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, deri tani "askush nuk e ka kontaktuar atë në lidhje me bisedimet e ardhshme" dhe "ai është i gatshëm që në mënyrë të hapur dhe konstruktive të kontribuojë në kualitetin e dialogut dhe në interes të qytetarëve shqiptar që jetojnë në Serbi".

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)