19 Prill 2024

Liberalizimi i vizave, Serbia e Maqedonia rrezikojnë Shqipërinë

Bruksel, 21 tetor - Shqipëria dhe Bosnja mund të penalizohen në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të Serbisë e Maqedonisë që të ndalin valën e strehimkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian.

“Kjo tendencë është shumë shqetësuese dhe seriozisht mund të dëmtojë gjithë procesin e liberalizimit të vizave në Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në një letër të eurokomisioneres për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom. Malmstrom shqetësimet e saj ia ka bërë të ditur ministrave të brendshëm të Serbisë e Maqedonisë, raporton agjencia gjermane e lajmeve.

“Disa vende anëtare të BE-së po përjetojnë sërish një fluks alarmues të personave që vijnë nga vendet tuaja e që kërkojnë strehim”, i ka shkruar Malmstrom Ivica Daçiçit dhe Gordana Jankullovskës.

Numri i madh i qytetarëve serbë që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian (BE), nuk do ta kërcënojnë regjimin pa viza me BE-në, deklaroi kryeministri serb Mirko Cvetkoviq, lajmëron Beta.

„Fare nuk mendoj se kjo (numri i madh i azilantëve) do ta vë në pikëpyetje Shengenin e bardhë. Do të bëjmë çmos që ta zgjidhim çështjen e azilantëve si edhe më parë“, tha Cvetkoviq në pres konferencën në Beograd. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)