24 Prill 2024

Lëvizja Maqedoni-Serbi-Kroaci vetëm me letërnjoftime

Shkup, 2 mars - Lëvizja e lirë e qytetarëve vetëm me letërnjoftime midis Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë është një nismë e re e ministrave të brendshëm të këtyre tre vendeve.

Ministrat e Brendshëm të këtyre tre vendeve kanë shtruar këtë çështje në një takim të përbashkët të zhvilluar në kuadër të konferencës ministrore të Ministrive të Punëve të Brendshme të vendeve të Evropës Juglindore, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ministrat e Brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçiç kanë ftuar homologun e tyre kroat Tomislav Karamarko që bashkërisht ti mundësojnë qytetarëve të tyre të kalojnë kufijt midis tre vendeve vetëm me letërnjoftime.

Qytetarët e vendeve të BE-së tanimë mund që të kalojnë kufijtë e vendeve ballkanike vetëm me një dokument për identifikim personal, prandaj tre ministrat e brendshëm propozuan që kjo mundësi të shfrytëzohet edhe nga qytetarët e tyre.

Lëvizja e lirë vetëm me letërnjoftime midis Maqedonisë dhe Serbisë do të realizohet gjatë muajve të ardhshëm, vetëm me formalizimin e një marrëveshje ndërshtetërore që pritet të nënshkruhet në Shkup ose në Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)