25 Prill 2024

Lamberto Zannier largohet së shpejti nga Kosova

Prishtinë, 17 qershor - Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier do të largohet së shpejti nga Kosova pasi qe ai është në listën për sekretar të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe i ka të gjitha gjasat që të fitojë garën.

Numri një i misionit ndërkombëtar funksional vetëm në very Zannier, i cili ka ardhur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, e ka konfirmuar për gazetën Zëri mundësinë e largimit të tij nga UNMIK-u.

Ai ka pohuar se është në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së por ende nuk e ka fituar këtë garë.

“Procedurat janë duke vazhduar dhe pritet një propozim formal nga OSBE”, ka thënë Zannier, duke shtuar se brenda pak ditësh pritet të dihet edhe emri i fituesit.

Zannier aktualisht gjendet në Bruksel, ndërsa duket se nuk është shqetësuar fare nëse do ta braktisë punën në UNMIK, respektivisht në Kosovë.

“Të gjithë përfaqësuesit e huaj njëherë duhet të largohen nga Kosova. Edhe unë duhet të largohem, tani apo një herë tjetër. Por, këtë do ta mësojmë javën tjetër”, ka thënë Zannier.

Diplomati italian, i cili mandatin e tij në UNMIK e ka nisur më 13 qershor të vitit 2008, thotë se për periudhën trevjeçare kanë mbetur probleme të pazgjidhura në Kosovë, edhe pse për disa çështje, sipas tij, ka pasur progres.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)