29 Janar 2022

Kuvendi i Kosovës dhe Sllovenisë, me Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 24 qershor - Dokumenti i nënshkruar nga sekretarët e të dy kuvendeve, Ismet Krasniqi dhe Mojca Prelesnik, precizon se të dy palët  janë të pajtimit për të ruajtur kontaktin në mes të dy administratave të tyre dhe të ri-konfirmojnë gatishmërinë e tyre për shkëmbimin e ekspertëve, në baza bilatelare dhe brenda një kornize të re, mundësisht me ndihmën financiare të pjesëmarrësve tjerë dhe në bashkëpunim me ish anëtarët e Konzorciumit dhe se kjo marrëveshje nuk përfshin detyrime financiare nga asnjëra palë nënshkruese e këtij memorandumi.

Në dokumentin e nënshkruar nga sekretarët e të dy kuvendeve, Ismet Krasniqi dhe Mojca Prelesnik thuhet:

Janari i vitit 2008 shënoi përfundimin e Projektit të AER-it “Mbështetja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, në bazë të së cilës Assemblee nacionale e Francës, Bundestagu gjerman, Kuvendi Kombëtar i Sllovenisë, Chambre des Representants e Belgjikës dhe Instituti Francez në Paris la Defense, kanë vepruar si Konzorcium për të mbështetur Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Brenda kornizës së Projektit, ekspertët nga Asambleja Nacionale e Sllovenisë kanë hartuar disa propozime që lidhen me buxhetin dhe menaxhimin financiar, bibliotekën dhe arkivin, dokumentacionin dhe regjistrimin e postës, dhe mbi të gjitha organizimin e një administrate të qëndrueshme dhe të pavarur si kusht jetik për kualitetin e çdo  kuvendi parlamentar.

Si rezultat i implementimit të Projektit dhe bashkëpunimit të mirë në nivel bilateral, është arritur përparim i dukshëm në vitet e kaluara.

Pas përfundimit të këtij Projekti, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe  Kuvendi Kombëtar i Republikës së Sllovenisë u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në suaza bilaterale.

Sekretarët e Përgjithshëm të Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë plotësisht të vetëdijshëm se Projekti  “Mbështetja e mëtejme Kuvendit të Kosovës”, sado i suksesshëm të ketë qenë, nuk iu ka përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe as nuk i ka zgjedhur të gjitha problemet, dhe gjithsesi Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ballafaqohet me sfida të reja në muajt e ardhshëm.

Prandaj, të dy palët  janë të pajtimit për të ruajtur kontaktin në mes të dy administratave të tyre dhe të ri-konfirmojnë gatishmërinë e tyre për shkëmbimin e ekspertëve, në baza bilatelare dhe brenda një kornize të re, mundësisht me ndihmën financiare të pjesëmarrësve tjerë dhe në bashkëpunim me ish anëtarët e Konzorciumit.

Kjo marrëveshje nuk përfshin detyrime financiare nga asnjëra palë nënshkruese e këtij memorandumi.

Bashkëpunimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2010.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)