29 Mars 2024

Kuvajti se shpejti do ta formalizoj njohjen e Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi delegacionin e Parlamentit të Kuvajtit, të kryesuar nga Waleed Al Tabtabae. Kryeministri Thaçi njoftoi anëtarët e delegacionet me zhvillimet  e fundit në Kosovë dhe i falënderoi për përkrahjen dhe ndihmat humanitare të Kuvajtit për Kosovën si në të kaluarën, ashtu edhe aktualisht.

Kryeministri Thaçi shprehu bindjen se Kuvajti do ta formalizojë sa më pare njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe kështu do të hapet një etapë e re ndërmjet dy vendeve dhe mundësive për investim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit të Kuvajtit, Waleed Al Tabtabae falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe shprehu ndjenjat miqësore të popullit kuvajtian ndaj qytetarëve të Kosovës, duke ritheksuar se vendimi i marrë nga qeveria e Kuvajtit për njohjen e Kosovës do të formalizohet brenda pak muajsh.

 Anëtarët e delegacionit u shprehën të kënaqur me shkallën e lirisë fetare dhe të demokracisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)