23 Prill 2024

Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për zgjerim e bashkëpunimit me Greqinë

Athinë, 9 korrik - Rëndësia e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë për stabilitetin afatgjatë rajonal, u bisedua në takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Geoffrey Pyatt.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë.

Ndërsa ambasadori amerikan vlerësoi angazhimin e kohëve të fundit të të dy shteteve për thellimin e raporteve mes tyre.

U diskutua për avancimin e qëllimeve të përbashkëta rajonale në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, investimeve dhe energjisë, paqes dhe sigurisë, si dhe për rrugën evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)