28 Mars 2024

Kryeministri Kurti në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë

Slloveni, 6 tetor - Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm dhe Këshilli Evropian duhet të dërgojë një mesazh të qartë mbështetjeje për zgjerimin, për perspektivën evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor, u theksua në takimin e sotëm që mbajtën kryeministrat dhe udhëheqësit nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe partitë simotra të saj nga rajoni.

Në këtë  takim morën pjesë: Sergei Stanishev, President i Partisë së Socialistëve Evropianë, Antonio Costa, Kryeministër i Portugalisë, Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës, Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, Tanja Fajon, udhëheqëse SD, Slloveni, Pedja Grbin, udhëheqës i SDP, Kroaci, Fofi Gennimata, udhëheqëse PASOK, Greqi, Alexis Tsipras, udhëheqës Syriza, Greqi, Sasa Magazinoviq, kryetar SPD, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Giacomo Filibeck, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)