19 Mars 2024

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s

Iowa, 15 maj - Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Iowa-s.

Në një ceremoni të organizuar atje, ai u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.
 
Nga senatori Zach Nunn, ai pranoi medaljen me këtë motivacion:

Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për  qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

Albin Kurti në moshën 22 vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës.

Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t'iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.

Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin e  palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Iowa.

Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Iowas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Iowas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare.

Ne u jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin Tuaj ndërkombëtar për Iowan.

​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)