21 Tetor 2021

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor

Brdo, 6 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po merr pjesë në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.   

Kryeministri Kurti sot merr pjesë në dy sesionet plenare të samitit, dhe në takime të tjera dypalëshe dhe disapalëshe.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen sot për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim pritet të ritheksohet garancia e BE -së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

“Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në një dokument në prag të takimit të së mërkurës.

Shtetet e BE -së nuk kanë bërë të njohura pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Hollanda i druhen një përsëritjeje të pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe migrimit të keqadministruar të krahut të punës së Evropës Lindore në Britani që i bëri shumë britanikë të ktheheshin kundër BE -së.

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndërsa pritej organizimi i konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të këtij procesi, gjithshka u bllokua papritur nga Bullgaria, për shkak të kërkesave dhe pretendimeve të saj ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)