16 Prill 2024

Kryeministri Berisha uron Presidentin e zgjedhur të Kosovës

Tiranë, 23 shkurt - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentit të ri të Kosovës Behxhet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Më tej, në telegramin e urimit, Berisha ka deklaruar:

“Zgjedhja juaj në pozicionin e Presidentit të Kosovës më jep kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t`ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses në misionin e lartë e të rëndësishëm përpara.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës kanë korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe dhe unë ruaj besimin se, si President i shtetit më të ri të Europës, ju do të sillni një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti dhe promovuese të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon”.

Më tej, Berisha vë në dukje raportet e mira mes palëve dhe për ndihmesën që do të japë pala shqiptare.

“Gjej rastin t`ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi tërësisht të angazhuar dhe të vendosur për të ndërtuar marrëdhëniet më të shkëlqyera e vëllazërore dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm ndërmjet të dyja vendeve në shembullin më kuptimplotë të bashkëpunimit, në shërbim të forcimit të paqes, promovimit të miqësisë, zhvillimit e mirëqenies jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë popujve të rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët euroatlantike” thotë më tej në deklaratë Berisha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)