26 Prill 2024

Kryekuvendari Konjufca merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian

Bruksel, 28 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel.  

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.  

Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)