29 Mars 2024

Kryediplomatja Gërvalla viziton Shkupin

Shkup, 30 korrik - Kosova refuzoi të merrte pjesë në samitin Open Balkans, duke mos u bërë pjesë e nismës së tre shteteve Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prishtina zyrtare është skeptike ndaj kësaj iniciative, pavarësisht "lutjeve" të shumta të lëshuara në adresë të saj për të qenë pjesë.

Një ditë pas kësaj konference, mësohet se drejt Shkupit do të udhëtojë kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sipas agjendës do të pritet në takim nga krerët më të lartë të institucioneve.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvillojë ministrja Gërvalla atje do të synojë avancimin e raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut."

"Ajo do të pritet nga krerët institucional, Presidenti Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Xhaferi, Kryeministri Zaev, Zëvendëskryeministri i Parë Grubi dhe Ministri i Jashtëm Osmani. Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët."

"Ministrja gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)