10 Gusht 2022

Kronja: I pamundur transplanti i organeve në Kosovë

Beograd, 31 janar -  Mjeku serb Goran Kronja ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur mundësi për të bërë transplante organesh.

Në një intervistë për websajtin “Svedok” mjeku i shquar i cili ka qenë shef i ekipit për transplantimin e organeve në Akademinë Mjeksore Ushtarake ka deklaruar se nuk beson që serbëve të rrëmbyer në Kosovë t`u jenë marrë organet.

“Jo, një mundësi e tillë nuk ekziston as teorikisht, sepse bëhet fjalë për një kriminalitet të organizuar me përmasa shumë të mëdha, sepse këtë nuk mund ta bëjnë vetëm dy tre njerëz” theksoi Kronja.

Sipas tij njerëzit nga Kosova, kushdo qofshin ata, mund të kenë qenë vetëm ndërmjetës dhe se marrja e organeve nga qytetarët e rrëmbyer, do të ishte e mundur vetëm në bashkëpunim me shtetin.

“Mendoj se në Kosovë organet nuk janë marrë. Jam i bindur se kjo histori nuk ekziston. Nëse një gjë e tillë është bërë në Kosovë, atëherë mund të ketë qenë e mundur, që ata fatkeqë, janë dërguar diku. Të gjitha ato që fliten tani për marrjen jo legale të organeve, “nuk pinë ujë”, gjithçka qëndron në “këmbë që lëkunden”. Mund të ketë patur krime, se janë rrëmbyer dhe u janë nxjerrë organe, se janë masakruar. Por kurrsesi nuk është e mundur që të jenë përdorur si material për transplant”- ka theksuar Kronja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)