23 Janar 2022

Kriza: Greqia shet ishujt

Athinë, 26 qershor - Për shkak të krizës ekonomike Greqia ka vendosur që të shesë ishujt e saj.

Sipas "The Guardian" Athina është gati të nxjerrë në treg disa nga ishujt e saj , dhe kjo për të paguar borxhet e mëdha që vendi ka marrë muajt e fundit nga BE dhe FMN për të evituar kolapsin ekonomik.

E përditshmja britanike pohon se edhe një zonë në ishullin e Mykonos, destinacioni kryesor turistik grek, do të nxirret në shitje.

Ky territor, pronë e qeverisë, do t'i jepet një manjati të huaj që është gati të investojë miliona euro për ndërtimin e një resorti turistik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)